Gjatë të dielës, Rita Ora ka mbajtur një koncert të madh në Tiranë, ku ishin mbledhur qindra mijëra fansa për ta ndjekur nga afër.
Në bazë të asaj që ka shkruar këngëtarja shqiptare në rrjetet sociale, rreth 250 mijë njerëz kanë qenë të pranishëm në koncertin e saj në Tiranë.
Në ndërkohë, porsa e ka përfunduar performancën, 27-vjeçarja është nisur menjëherë drejt Italisë.
Në rrjetet sociale, ajo ka publikuar fotografi nga aeroplani teksa udhëtonte drejt Veronas.
Po ashtu, pas arritjes në Itali, Rita ka publikuar video duke vallëzuar nën ritmet e çiftelisë në Aeroportin e Veronas.
Këngëtarja shqiptare është pjesë evenimentit muzikor ‘Wind Music Awards 2018’.
Ajo do të performojë në Arena di Verona në ceremoninë muzikore që mbahet më 4 dhe 5 qershor. /Telegrafi/