Telegrafi

Pas thyerjes së llogarisë në Instagram dhe spekulimeve për ndarje, reagon bashkëshortja e këngëtarit Meda

Foto: Luljeta Përgjegjaj/Instagram

Një fotografi e publikuar dje (e hënë) në llogarinë zyrtare të këngëtarit Meda në Instagram, shkaktoi shumë konfuzion.

Bëhej fjalë për një fotografi me shkrime fyese dhe zhgënjyese, ku bashkëshortja e tij akuzohej për tradhti.

Foto: Meda/Instagram

Dhe ashtu siç dyshohej, postimi në fjalë doli të jetë një sulm kibernetik, kjo pasi Instagrami i këngëtarit ishe hakuar nga persona të paidentifikuar.

Që nga ai moment, llogaria e Medës nuk është gjendur më në Instagram, por për t’i qetësuar fansat, ka qenë bashkëshortja e tij, Luljeta, ajo e cila ka reaguar.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ajo ka publikuar një fotografi të çiftit në Instagram, duke shkruar se mes tyre ka dashuri të fortë, dhe as që bëhet fjalë për ndarje apo tradhti.

“Për të gjithë ata që e duan lumturinë tonë, dhe për të gjithë ata që nuk e duan lumturin tonë…Unë dhe Meda jemi me plot lumturi dhe dashuri që çdo ditë po rritet, për të cilën e falënderojmë Zotin. Respekt për të gjithë ju!”, ka shkruar Meda në Instagram.

Duket se gjithçka që ndodhi ka qenë vetëm një qëllim dashakeq nga persona ende të paidentifikuar nga çifti. /Telegrafi/