Telegrafi

Pas thashethemeve se kaloi natën me Joey Essex, Rita Ora fsheh sytë e saj me syze të mëdha dielli duke shëtitur rrugëve të Londrës

Ajo shijoi një festë 24-orëshe me nën shoqërinë e Joey Essex dhe një mori të famshëm të tjerë nga e enjtja deri të premten.

Rita Ora, 29 vjeçe, ende po fshihte sytë pas një palë syzeve të dielli të mëdha të dielën, ndërsa shijonte një shëtitje të kohës së lirë me miqtë e saj.

Ajo ishte e mbështjellë kundër të ftohtit, veshur me një xhaketë të verdhë të dhe një kapele bejsbolli në kokë, shkruan DailyMail.

Ajo mbante në dorë një pije të ngrohtë dhe gjithashtu kishte veshur një palë pantallona me çorape të bardha.

Rita kishte vënë edhe një palë vathë prej ari dhe mbante në dorë telefonin e saj të personalizuar, ndërsa bisedonte me dy vajza me të cilat po shijonte shëtitjen e saj.

Këngëtarja e hitit “Hot Right Now” mori pjesë në festën e organizuar nga Revista TINGS, të mbajtur në klubin “Laylow” në Londër, të enjten në mbrëmje.

Në këtë festë ishin të ftuar edhe yjet tjetër të njohur si: Liam Payne dhe Brooklyn Beckham.

Të nesërmen, rreth orës 17:00, Rita dhe miqtë e saj u fotografuan duke lënë ndërtesën ku u mbajt festa.

E veshur me të njëjtën pallto dhe syze të errëta, Rita nuk dukej sikur kishte humbur gjumin e tepërt, pasi një buzëqeshje e madhe vërehej në fytyrën e saj. /Telegrafi/