Prishtina është shpallur edhe zyrtarisht kampion i Superligës së Kosovës pas më shumë se tetë vitesh pritjeje.
Bardhekaltrit triumfuan 2-1 në udhëtim te Gjilani në kuadër të javës së 35-të në elitën e futbollit kosovar.
Pas vetëm 15 minutash lojë, skuadra që drejtohet nga Zekirija Ramadani kaloi në epërsi me anë të Gledi Micit.
Kjo nuk ishte e tëra, pasi mysafirët shënuan edhe të dytin me anë të Qëndrim Zybës (40’), duke shkuar të qetë në pushimin e pjesës së parë.
45 minutat e dytë ishin me një intensitet më të lartë, mirëpo u shënua edhe një gol tjetër.
Gjilani filloi me disa sulme të bukura në drejtim të portës së Prishtinës dhe ia dolën të shënonin një herë.
Ishte minuta e 53-të, kur Arbër Çyrbja shënoi për 2-1, mirëpo ky gol nuk u mjaftoi që të ndalnin Prishtinën që të shpallej kampion.
Kujtojmë se kjo është hera e 11-të, që Prishtina shpallet kampion në hisotir të Superligës së Kosovës, derisa fillimi i edicionit për ta nuk ishte edhe aq i mbarë, derisa kishte momente që gjendeshin deri në 14 pikë dallim nga vendi i parë.
Pas javës së 35-të, Prishtina e shpallur kampion ka 78 pikë, ndërsa Gjilani është në të katërtin me 48 sosh. /Telegrafi/