Si pasojë e tornados së sotme në rajonin turk të Kahramanmaras, i cili ishte ndër rajonet më të prekura nga tërmeti katastrofik në fillim të shkurtit, një person ka humbur jetën, ndërsa 40 persona janë lënduar.
Agjencia turke e lajmeve DHA njoftoi se tetë persona u lënduan rëndë. Tornado shkatërroi tendat dhe kontejnerët, në të cilët ishin vendosur përkohësisht ata që i mbijetuan tërmetit. Janë dëmtuar edhe çatitë e disa objekteve, transmeton Telegrafi.
Emergencia climatica 🇹🇷 imágenes de tornado el cual dejó al menos dos personas fallecidas, y varios heridos en la ciudad de Kahramanmaraş, Turquía. pic.twitter.com/KD24BZiZPT
— X (@EarthquakeChil1) April 20, 2023
Tornado ka rrokullisur disa automjete, duke shkaktuar dëme në to. Shërbimet e urgjencës u dërguan në Kahramanmaras për të ndihmuar popullatën.
📍Kahramanmaraş Pazarcık'taki hortum anı! pic.twitter.com/JcFYQtvj9n
— Kampana News (@kampananews2022) April 20, 2023
Elif Cirahan ishte në mesin e atyre të cilëve u shkatërrua tenda. Dy vajzat e saj u plagosën gjatë tornados, ndërsa ajo nuk e di se sa të rënda janë lëndimet.
En #Kahramanmaraş, 1 persona murió y 44 personas resultaron heridas debido a la tormenta y el posterior tornado. #Turquia #PrayForTurkey pic.twitter.com/yZFFVfhBG9
— Pao 8 milyon ⭐️🇹🇷🇦🇷 (@KeremB_Arg) April 20, 2023
Autoritetet kanë premtuar se objektet akomoduese do të riparohen menjëherë, shkruan gazeta Daily Sabah.
Kujtojmë se më shumë se 50,000 njerëz humbën jetën nga tërmeti që goditi Turqinë në shkurt. Në të njëjtin moment, një tërmet goditi veriun e Sirisë, duke mbytur mijëra njerëz. /Telegrafi/