Telegrafi

Pas tërmetit në SHBA, Biden thotë se gjithçka është nën kontroll

Presidenti amerikan, Joe Biden ka informuar gazetarët rreth bisedës telefonike me guvernatorin e New Jerseyt.

Kjo e fundit dhe qyteti i New Yorkut janë goditur nga një tërmet me magnitudë prej 4.8 shkallësh të Rihterit.

“Ai mendon se gjithçka është nën kontroll, ai nuk është shumë i shqetësuar për këtë”, tha ai, duke iu referuar tërmetit që goditi New Jerseyn dhe New Jorkun.

Lexo po ashtu Tërmeti më i madh në zonën e New Jorkut në 40 vjet - publikohet momenti kur dridhet ndërtesa e OKB-së

Komentet erdhën ndërsa ai përgatitej të hipte në një helikopter për të udhëtuar në Baltimore për të parë rrënojat e urës së shembur Francis Scott Key.

Tashmë janë publikuar edhe pamjet e para brenda ndërtesës së Kombeve të Bashkuara teksa shihet lëkundjet gjatë mbajtjes së takimit.

Ndryshe, një tërmet me magnitudë 3.8 goditi Buffalo, New Yorkun vitin e kaluar më 6 shkurt, por një tërmet i përmasave të sotme nuk ka ndodhur në zonë për 40 vjet. /Telegrafi/