Gjatë ditës së sotme (e martë), një tërmet i fuqishëm ka goditur Durrësin me magnitudë 6.4 shkallë të righterit.
Nga ky tërmet tre persona kanë mbetur të vdekur, ndërsa 150 të tjerë janë lënduar.
Në mesin e shumë artistëve një reagim rreth kësaj së fundmi e ka bërë edhe reperi i popullarizuar i skenës shqiptare, Capital T.
Përmes një postimi të ndarë me ndjekësit në InstaStory, Kapo thotë se sot të gjithë duhet të lutemi për Shqipërinë.
“Sot lutemi për Shqipërinë. Zoti qoftë me juve”, ka shkruar në postimin e tij reperi 28-vjeçar.
Më parë, rreth tërmetit ka reaguar edhe Bleona Qereti, duke treguar se familja e saj janë mirë dhe se lutet për të gjithë njerëzit e tjerë në trojet shqiptare.
Veç të tjerash, janë raportuar edhe gjashtë viktima nga Ministria e Mbrojtjes, dy gra në Thumanë, tre viktima në rrënojat e një ndërtesave në Durrës dhe një qytetar i cili ka rënë nga ballkoni në Kurbin. /Telegrafi/