Site icon Telegrafi

Pas tensionimit të situatës, Mike Pence evakuohet nga Kongresi Amerikan

Kongresi Amerikan është thyer gjatë një situate të tensionuar me demonstruesit, sipas oficerëve të policisë.

Nënpresidenti Mike Pence është evakuuar nga Capitoli Hill i SHBA-së, ku ishte duke marrë pjesë në Sesionin e Përbashkët të Kongresit, raporton cnn.

Lexo po ashtu Përshkallëzohet situata, mbështetësit e Trumpit hyjnë në Kongresin Amerikan

Votimi i certifikimit të Kolegjit Zgjedhor është ndalur pasi protestuesit thyen ndërtesën e Kapitolit.

Ndërkohë, ka reaguar edhe presidenti amerikan, Donald Trump duke pohuar se “Kjo është e gabuar dhe ne nuk jemi këta”.

Lexo po ashtu Edhe nënpresidenti amerikan, Pence ia kthen shpinën Trumpit: Nuk mund t’i ndryshojë rezultatet

Ai u bëri thirrje demonstruesve të jenë paqësorë “dhe të përdorin të drejtat tuaja të amendamentit të parë”.

Ndryshe, Kongresi Amerikan gjatë ditës së sotme është dashur të konfirmojë fitoren e demokratit, Joe Bidenit. /Telegrafi/

Exit mobile version