Telegrafi

Pas telefonatës me Xi Jinping, Zelensky emëron ambasadorin e ri në Kinë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka emëruar ish-ministrin e industrisë strategjike, Pavlo Riabikin, si ambasadorin e ri të Kievit në Pekin.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, dekreti u postua në faqen e internetit të presidentit.

Vendimi vjen pasi Volodymyr Zelensky pati një telefonatë “të gjatë dhe kuptimplotë” me presidentin kinez Xi Jinping.

Siç ishte thënë, gjatë bisedës, të dy palët shkëmbyen mendime mbi marrëdhëniet Kinë-Ukrainë dhe luftën në Ukrainë.

Lexo po ashtu Presidenti kinez flet me Zelenskyn, për herë të parë që nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë

Presidenti Xi thuhet gjithashtu se Kina do të dërgojë përfaqësues të posaçëm në Ukrainë për të zhvilluar bisedime me “të gjitha palët” mbi “zgjidhjen politike të krizës ukrainase”.

Ndërkohë, ministria e jashtme e Rusisë ka thënë se vë në dukje gatishmërinë e Kinës për t’u përfshirë në një proces paqeje për Ukrainën.

“Ne vërejmë gatishmërinë e palës kineze për të bërë përpjekje për të vendosur një proces negociues”, ka thënë zëdhënësja e ministrisë së jashtme Maria Zakharova. /Telegrafi/