Site icon Telegrafi

Pas takimit të tensionuar me Trumpin, Zelensky largohet nga Shtëpia e Bardhë

Volodymyr Zelensky sapo është larguar nga Shtëpia e Bardhë pas takimit të tij të tensionuar me Donald Trump në Zyrën Ovale.

Dy liderët pritej të mbanin një konferencë shtypi pas takimit, e cila tashmë është anuluar.

Bëhet e ditur se presidenti ukrainas sapo ka hipur në automjetin e tij, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Trump anulon konferencën e përbashkët për shtyp me Zelenskyn: Mund të kthehet kur të jetë i gatshëm për paqe

Ndryshe, Trump ka thënë përmes një postimi në rrjetin social, Social Truth se “presidenti Zelensky nuk është gati për paqe, nëse në të përfshihet Amerika, sepse ai beson se përfshirja e saj i jep atij një avantazh të madh në negociata”.

“Nuk dua avantazh, dua PAQE. Ai nuk i ka respektuar Shtetet e Bashkuara në Zyrën Ovale. Mund të kthehet kur të jetë gati për paqe”, ka thënë mes tjerash Trump.

Raportohet se Zelensky i ka bërë thirrje Trumpit të mos bëjë “kompromise me një vrasës” duke iu referuar liderit rus. /Telegrafi/

Exit mobile version