Telegrafi

Pas takimit me Lajçakun, Jevtiq: Mesazhi ynë ishte krijimi i Asociacionit

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jetviq, pas takimit me Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, tha se mesazhi që ia përcollën atij ishte krijimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Jevtiq tha se kjo do të ndikonte në krijimin e besimit.

“Asociacioni i Komunave Serbe, çështja e personave të zhvendosur dhe pronat ishin temat kryesore e takimit me të Dërguarin Special të BE-së për Dialog midis Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak. Mesazhi ynë: zbatimi i marrëveshjes për Asociacionin e Komunave serbe është rruga drejt ndërtimit të besimit”, shkroi ai në Twitter.

Takimet e shumta të Lajçakut u përmbyllen sot me bisedat e tij me përfaqësuesit e Listës Serbe, përfshirë Jevtiqin, si dhe përfaqësuesit e Kishës Ortodokse serbe. Ai tha se dëgjoi pikëpamjet e tyre. /Telegrafi/