Site icon Telegrafi

Pas takimit me dy sportistë shqiptarë në Turqi, Big Mama: Burrin duhet ta marr basketbollist

Big Mama ka qenë kohët e fundit tejet e përfolur për linjat trupore që i ka fituar pas ndërhyrjeve kirurgjike.

Ajo me këtë rast kishte deklaruar se pas ndryshime fizike, ka filluar të jetojë një jetë që e meriton.

Lexo po ashtu Shumë e lumtur pas transformimit, Big Mama: Po jetoj jetën që e meritoj

Megjithatë, tashmë bukuroshja ka filluar të mendojë edhe për një të dashur, ku ndër të tjerash ka pohuar se disa miq kanë filluar t’i shkruajnë mesazhe dashurie.

Së fundi, këngëtarja ka qëndruar në shtetin turk ku po realizon disa emisione televizive me bashkatdhetarët tanë.

Ajo përmes llogarisë personale në Instagram ka treguar se ka takuar dy basketbollistë shqiptarë që luajnë në Turqi.

“Për herë të parë me duket vetja e vogël definitivisht duhet me gjet burrë basketbollist . Kam kënaqësinë që jam në mesin e këtyre dy djelmoshave njëri me prejardhje nga Kosova, tjetri nga Maqedonia. Kanë shënuar sukses të madh ne fushën e basketbollit në Turqi. Krenar me ju djema Samet Erdigeyik dhe Kenan Sipahi”, ka shkruar ajo në rrjetet sociale.

Ndryshe, shkupjania ka paralajmëruar këngë të reja muzikore që do t’i sjell gjatë muajve në vijim. /Telegrafi/

Exit mobile version