Site icon Telegrafi

Pas takimit me ambasadorin Hovenier, Krasniqi: Qeveria e ka humbur rrugën, zgjedhjet e parakohshme janë alternativa e vetme

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi sot priti në takim ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier me të cilën kanë biseduar për situatën aktuale politike dhe qëndrimet e PDK-së. 

Krasniqi përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se për PDK-në, veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara të Qeverisë së Kosovës, janë tërësisht të papranueshme.

Sipas tij, ky nuk është vullneti i qytetarëve dhe ajo për të cilën ata kanë votuar.

“Ambasadorit amerikan i shpreha qëndrimin që Kosova të mos vuaj masa ndëshkuese për shkak të kryeneçësisë politike të një individi”, ka thënë Krasniqi.

Tutje i pari i PDK-së tha se kjo Qeveri e ka humbur rrugën e duhur, njëkohësisht edhe kredibilitetin e saj, prandaj, zgjedhjet e parakohshme janë alternativa e vetme.

“Ambasadorin amerikan e falënderova për përkushtimin e tij të jashtëzakonshëm në interes të shtetit dhe qytetarëve tanë dhe e sigurova se PDK do të angazhohet fuqishëm që përmes të gjitha mjeteve demokratike, të luaj rrolin e saj konstruktiv në shërbim të këtij interesi”, ka thënë ndër të tjera Krasniqi. /Telegrafi/

Exit mobile version