Një muaj pasi që ishte suspenduar nga puna, ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Burgut të Sigurisë të Lartë, Burim Buleshkaj është rikthyer sërish në vendin e tij të punës.
Kjo është bërë pasi që Komisioni Disiplinor i Ministrisë së Drejtësisë e ka vlerësuar si shkelje të lehtë pjesëmarrjen e Buleshkaj në një aheng gjatë kohës së pandemisë.
Rikthimin e tij në vendin e punës, e ka konfirmuar për Telegrafin, Nehat Thaçi, drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve.
“Po është rikthyer në punë pasi që komisioni ka konstatuar se ka kryer shkelje të lehtë. Masa e suspendimit të tij është hequr më 1 maj 2020”, ka thënë Thaçi.
Buleshkaj ishte pezulluar nga puna për shkak që i njëjti kishte shkelur masat e vendosura nga organet e rendit dhe Qeveria e Kosovës për anulimin dhe mospjesëmarrjen në ahengje apo aktivitete të ndryshme në mënyrë që të parandalohet përhapja e pandemisë COVID-19. /Telegrafi/