Telegrafi

Pas sulmit vdekjeprurës në Afganistan, Emmanuel Macron: Situata mund shkojë në drejtimin që ne nuk mund ta kontrollojmë

Dy sulme të ndara kanë ndodhur jashtë Aeroportit të Kabulit, ku pas raportimeve të para thuhet se kanë ndërruar jetë 11 persona.

Tashmë kanë nis edhe reagimet e para të liderëve botëror, ku presidenti francez, Emmanuel Macron pohoi se situata është tejet e rrezikshme.

Ai ka thënë se situata është “përkeqësuar thellësisht” në Afganistan, raporton bbc.

Lexo po ashtu Dalin imazhet e para pas shpërthimit të madh në Kabul (Pamje të rënda)

Macron bëri thirrje për kujdes para se “situata të shkojë në drejtimin që ne nuk mund ta kontrollojmë” dhe shtoi se situata rreth aeroportit mbetet shumë e rrezikshme.

SHBA dhe aleatët e saj u kanë bërë thirrje njerëzve të largohen nga aeroporti i Kabulit për shkak të kërcënimit të një sulmi nga një degë e grupit të armatosur ISIS i quajtur si K-ISIS, raporton bbc.

Presidenti amerikan, Joe Biden është informuar për shpërthimin jashtë aeroportit të Kabulit dhe se ka mbledhur kabinetin qeveritar, ku po e përcjell situatën në Afganistan.

Ndryshe, ministri i Forcave të Armatosura të Britanisë së Madhe, James Heappey, gjatë ditës kishte paralajmëruar se kishte informata “shumë të besueshme” për një kërcënim “të rëndë” në kryeqytet. /Telegrafi/