Telegrafi

Pas sulmit në Londër një grua nxirret e gjallë nga Temza

Një grua është nxjerrë të mërkurën e gjallë nga lumi Temza, pas sulmit në qendër të Londrës, me ç’rast katër persona kanë humbur jetën dhe 20 të tjerë janë plagosur, ka bërë të ditur Porti i Londrës.

“Gruaja e nxjerrë ka marrë lëndime të rënda”, tha një zëdhënës i paemëruar i Portit për agjencinë e lajmeve Reuters.

“Ajo aktualisht po merr ndihmën e domosdoshme mjekësore”, ka thënë ai.

Ndryshe, ende nuk dihet motivi i sulmit të sotëm në Londër, ku u vra sulmuesi.