Telegrafi

Pas suksesit me “TL”, Elgit Doda paralajmëron këngën e radhës

Foto: Screenshot/YouTube

“TL” apo ndryshe “Toxic Love” mban titullin kënga e fundit e lansuar nga Elgit Doda, që bëri bujë të madhe këtë kohë.

Projekti, i publikuar një muaj më parë, për vetëm për kaq periudhë të shkurtër mblodhi mbi 13 milionë klikime.

Dhe tani pas suksesit të madh, producenti e artisti nga Shqipëria ka nisur punën për një tjetër projekt që publikohet brenda pak ditësh.

Siç ka njoftuar për fansat Doda, “Ku je” pritet të plasohet në treg më 16 dhjetor (e enjte).

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

“16.12.2021”, kanë qenë fjalët e tij në një postim të ri të shpërndarë me ndjekësit në Instagram.

Të shumta kanë qenë reagimet, të cilët besojnë se gjithashtu do të jetë një hit dimëror.

“TL” përndryshe ka qenë një projekt në të cilin ka qenë i përfshirë prezantuesi Donald Veshaj, që thuhet se ia kishte dedikuar ish-të dashurës, Bora Zemanit. /Telegrafi/