Telegrafi

Pas suksesit të mbrëmshëm, Georgina i drejtohet me fjalë superlative Ronaldos: Ti je legjendë dhe burim i frymëzimit tim

Juventusi ka fituar Superkupën e Italisë, duke e mposhtur Napolin me rezultat 2-0 në ndeshjen e zhvilluar të mërkurën në “Mapei Stadium”.

Cristiano Ronaldo shënoi golin e tij të 760-të në karrierë, pikërisht në ndeshjen e Superkupës së Italisë, duke u bërë top golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave.

Lidhur me këtë sukses, e dashura e tij Georgina Rodriguez u shpreh shumë krenare për babanë e fëmijëve të saj.

Foto: Georgina Rodriguez/Instagram

Ajo publikoi në rrjetin social Instagram një fotografi të Ronaldos, ku shfaqej me kupën në dorë pas përfundimit të ndeshjes.

Rodriguez shkroi në superlativ për futbollistin, duke e quajtur edhe legjendë nga i cili merr frymëzim.

“Atje ku është uniteti, atje është fitorja. Ti je një nga atletët më të mirë në histori, ti tashmë je një LEGJENDË dhe burimi i frymëzimit tim. Faleminderit dashuria ime për kaq shumë. Urime për një titull tjetër në karrierën tuaj profesionale !!! Është një krenari dhe lumturia ime më e madhe të të shoqëroj në rrugëtimin e jetës”, shkroi ajo.

Ndërkohë Federata Çeke e Futbollit e ka kundërshtuar faktin se Ronaldo është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave, duke pretenduar se Josef Bican ka shënuar 821 gola në ndeshje zyrtare dhe jo 759, që do të thotë se sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo nuk e ka thyer rekordin e tij. /Telegrafi/