Dy artistet e njohur dhe shumë të dashura për publikun, Dafina Zeqiri dhe Kida kanë bashkuar forcat për herë të dytë.
Pas projektit tejet të suksesshëm që ato sollën në verën e këtij viti, këngëtaret janë drejt finalizimit të një tjetër kënge.
Kështu kanë bërë të ditur vetë artistet përmes disa imazhe që publikuan në Instagram.
Dyshja kanë pozuar nga makina përkrah njëra-tjetrës teksa shihen të kuruara deri në detajin e fundit.
“Po bëhet realitet, është episodi i radhës. “Ai me mu so”, ka shkruar Kida në mbishkrimin e imazheve që u ripostuan edhe nga Dafina.
Kujtojmë që “Luje belin” u prit mirë nga fansat e dy këngëtareve dhe deri më tani ka grumbulluar mbi 18 milionë klikime në kanalin zyrtar në YouTube.
Dafina dhe Kida ndër tjera po vazhdojnë të jenë të angazhuara edhe me mbrëmje muzikore. /Telegrafi/