Telegrafi

Pas suksesit të këngës “E Jemja”, Cozman thotë se po sulmohet nga rivalët

Hip hop ylli, Cozman, po shijon suksesin e disa projekteve të lansuara gjatë vitit 2018.

Reperi i Babastars ka publikuar kohë më parë projektin e fundit të tij “E Jemja”.

Qarkulluan spekulime për numrin e mall të “mospëlqimeve” apo “disslikes” në këtë videoklip të publikuar në kanalin e BigDealRecords, studio që ka realizuar këngën e fundit të reperit.

Vet Cozy përgënjështron numrin e madh të “mospëlqimeve” duke thënë se dikush po bën përpjekje që ti bëj pengesa në karrierë.

“Ato nuk janë matës i vërtetë. Kënga mendoj se është pritur mirë nga publiku dhe kjo është ajo që më intereson”.

“Numri i mos pëlqimeve ishte manipuluar nga dikush që ka investuar për të dëmtuar të gjitha projektet e mia, të gjitha që ishin publikuar në YouTube. Dikush po më sulmon, por nuk do ta ndali punën sepse menjëherë kam gati projektin e ri dhe turneun veror i cili fillon së shpejti”.

“Tashmë YouTube ka reaguar dhe ka larguar numrin e padrejtë të mospëlqimeve nga të gjitha këngët e Babastars, jo vetëm të Cozman”, u shpreh vet Cozman.

Tashmë “E Jemja” ka afro një milionë klikime dhe duket se numri i madh i këtyre “mospëlqimeve” tashmë është larguar nga ky projekt dhe nga të gjitha projektet tejra.

Cozman thotë se YouTube ka kthyer numrin e vërtet të likes dhe disslikes, Foto: YouTube

Cozman këtë vit suksesin më të madh e pati me dy këngë me Agon Amigën, “Prej Tirane” dhe “Shih ti Kishe”, e së shpejti pritet edhe një projekt i ri nga dyshja e Babastars. /Telegrafi/