Dyshja e suksesshme dhe shumë e dashur për publikun, Yll Limani dhe Dafina Zeqiri para pak kohësh kanë publikuar hitin “Kaje”, ku u prit shumë mirë nga publiku dhe arriti miliona shikime në YouTube.
Si duket reagimet pozitive nga publiku po bëjnë bashkë dyshen që të nisin një projekt të ri muzikor së bashku.
Kështu së paku ka lënë të kuptohet këngëtarja përmes një fotografie të publikuar së fundmi në InstaStory, ku shihet bashkë me Yllin.
“Duke folur për çka…album diçka…me kajtë? A me kcy? A me u tranu? E ardhmja? Diçka…”, ka shkruar ajo në fotografinë e ndarë me 1.9 milion ndjekësit e saj në Instagram.
Komentet dhe reagimet pozitive janë parë edhe nga publiku nga koncertet e ndryshme gjate kësaj sezone si dhe ne rrjetet sociale te dyshes.
Të dy janë tejet të suksesshëm dhe të dashur për publikun, teksa këngët e tyre shpesh kthehen në hite. /Telegrafi/