Site icon Telegrafi

Pas suksesit të jashtëzakonshëm, do të ketë një Big Brother VIP 2?

Foto: Instagram

Big Brother VIP momentalisht është një nga programet televizive që po thyen rekord shikueshmërie.

Duke u cilësuar si një ndër më të suksesshmit ndër vite, ka qenë një kureshtje e madhe nëse do të ketë një sezon të dytë.

Së fundmi në “Pardon My French” me Jonida Aliçkolli dhe Elona Duro ishin të ftuara speciale Sara dhe Lori Hoxha, producentet e “Big Brother Vip Albania”, të cilat kanë zbuluar më tepër për këtë format kaq të suksesshëm.

Të pyetura se si e kanë pritur këtë sukses të jashtëzakonshëm, Lori shtoi: “Ky ishte qëllimi i “Big Brother Vip Albania”, që të lëmë çdo hall dhe për disa orë të merremi me diçka që na relakson. Unë kisha një pritshmëri të mirë pasi ky format gjithnjë ka patur sukses, por ka qenë habi e madhe si është pritur dhe sa impakt ka patur në publik. Kam kuptuar që njerëzit i kishte marrë malli për një “Big Brother Vip” të tillë”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Big Brother VIP Albania

Ndërkaq, Sara tha se sipas saj një “Big Brother me personazhe të famshëm përqafohet më shpejt nga publiku, pasi njerëzit krijojnë lidhje që në fillim me personazhet”.

Përderisa sezoni i parë i BBV është pranë finales, pyetja kryesore që shtrojnë fansat është se a do të ketë një sezon të dytë të Big Brother me personazhe publike.

Foto: Screenshot/YouTube

“Do të kemi. Gjëra për të rregulluar ka gjithmonë, por mendoj se ka shkuar mirë. Jemi shumë të lumtura me suksesin e “Big Brother Vip Albania”.

Në finalen e madhe të BB VIP do të shkojnë vetëm katër konkurrentë. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/YouTube

* BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD, të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

Exit mobile version