Artistja e njohur, Era Istrefi pas një pauze të gjatë pak javë më parë është rikthyer me një projekt të ri muzikor.
Këngëtarja e njohur solli këngën “Bebe” e cila u prit mirë nga fansat e saj dhe tashmë ka grumbulluar mbi 15 milionë klikime në kanalin zyrtar në YouTube.
Por, Era ka finalizuar një tjetër projekt të ri që pritet të lansohet shumë shpejt, ka njoftuar vet artistja.
Përmes një postimi në Instagram, këngëtarja ka publikuar kopertinën e këngës ndërsa ka pyetur fansat për kohën e lansimit.
“Tkrkt së shpejti..a po e doni të premten a të shtunën?”, ka pyetur Era fansat në mbishkrimin e postimit.
Ndërkohë, kujtojmë që Era vite më pati një ‘shpërthim’ ndërkombëtar me këngën “Bon bon”.
Projekti u kthye në hit dhe aktualisht numëron mbi 853 milionë klikime në YouTube. /Telegrafi/