Këngëtarja e re Kida, është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale nga fansat e saj.
Është bërë e ditur se shumë shpejt, ajo do të prezantojë për publikun projektin e saj më të ri muzikor.
Këtë e ka bërë të ditur menaxheri i saj, Met Elshani, përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram.
“Ajo ishte dhe do të mbetet këngëtarja juaj e preferuar, së shpejti vjen kënga e re, priteni ‘boom’-in e ri nga Kida” (sic.), ka shkruar menaxheri i saj.
Ndrysh,e projekti i fundit muzikor i këngëtares mbetet kënga “Ti”, të cilën ajo e publikoi në shkurt, ndërsa u prit mirë nga fansat e saj.
Në vetëm dy muaj, ky projekt i këngëtares arrin të numërojë mbi 10 milionë klikime në kanalin YouTube. /Telegrafi/