Këngëtarja dhe njëherësh modelja, Morena Taraku, njihet për stilin e veshjes që ka.
Ajo përmes postimeve bën të ditur se ka një jetë luksoze, pasi shpenzon para në veshje dhe pushime luksoze.
Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, bukuroshja brune ka ardhur me disa poza para pasqyrës.
Në pjesën e sipërme ajo mbante një bluzë të shkurtës, kurse përmes rrobave të ngushta i theksoheshin tiparet e bujshme trupore.
Aksesorët as kësaj radhe nuk mungonin te modelja, ndërsa në kokë kishte të vënë një kapele me dizajne.
Postimi padyshim që mori me mijëra komente, që përshkruanin se sa e mrekullueshme dukej.
Theksojmë se Morena është duke e shijuar edhe suksesin e këngës “Money”, në bashkëpunim me Feron. /Telegrafi/