Fero ishte spekuluar se i ka dhënë fund romancës së tij më të fundit.
Reperi i hitit “Alles Baba” u spekulua se tashmë i kishte dhënë fund lidhjes me bukuroshen, Arbenita Ismajli.
Dyshja për një moment filluan të mos e ndjekin më njëri-tjetrin në rrjeti nsocial Instagram..
Fero e ka fshirë vet një foto me të, ndërsa më pas ka publikuar një foto të re.
Në imazhin e ri të publikuar me Arbenitën pas presionit të adhuruesve, Fero thotë se e ka vetëm shoqe bukuroshen.
Megjithatë, largimi i ndjekjes nga rrjeti social dhe largimi i fotos janë indikatorë të një krize mes çiftit të ri të estradës.
Nuk dihet nëse Fero e ka bërë këtë qëllimisht për të tërhequr vëmendje, apo vërtet ka krizë në lidhjen e tij me bukuroshen nga Prishtina.
Fero aktualisht është zbulimi i ri më i suksesshëm në estradë, që gjithmonë përfolet për deklaratat e tij kontraverse. /Telegrafi/