Pasi i krijoi makinat dhe kamionët elektrikë gjithashtu transformoi eksplorimin e hapësirës, Elon Musk duket se ia ka vënë sytë avionëve elektrikë të ngritjes vertikale.
Ai tha se po “vdes” për të krijuar avionë supersonikë elektrikë që do të përdorin teknologjinë vertikale të ngritjes dhe uljes (VTOL).
Musk i njohur për marrjen e vendimeve që fillimisht duken shumë të çuditshme, kjo nuk duhet të jetë befasuese.
Ai zbuloi dëshirën në një përgjigje ndaj sipërmarrësit Peter H Diamandis, i cili kishte pyetur ndjekësit e tij se çfarë do të donin që shefi i Tesla-s dhe i SpaceX të “synonte” më pas.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, kur Musk foli për herë të parë për makinat elektrike, jo shumë ishin të bindur që mund të realizoheshin, kryesisht për shkak të sfidave teknologjike dhe tregtare. Pastaj ndodhi Tesla.
“Elon Musk ka luajtur një rol masiv në eksplorimin e hapësirës, makinat dhe adoptimin e energjisë së gjelbër. Me cilën industri dëshironi që ai të merret më tej? Zgjedhja ime është aviacioni… Cila është e juaja?”, tha Diamandis, themeluesi i Fondacionit XPRIZE përmes një postimi në Twitter. /Telegrafi/
Elon Musk has played a massive role in transforming payments, space exploration, cars, and green energy adoption.
What industry do you want him to tackle next? My choice is aviation… What’s yours?
— Peter H. Diamandis, MD (@PeterDiamandis) October 7, 2021
I’m so dying to do a supersonic, electric VOTL jet, but adding more work will make my ? ?
— Elon Musk (@elonmusk) October 7, 2021