Telegrafi

Pas skandalit të shuplakës në Big Brother VIP Albania – Kejvina Kthella mbyll llogarinë e saj në Instagram

Modelja nga Shqipëria, Kejvina Kthella, ka qenë një emër mjaft i diskutuar në rrjete sociale me hyrjen në Big Brother VIP Albania.

Megjithatë, bukuroshja e njohur u përjashtua nga ky format javë më vonë për shkak të dhunës fizike që përdori ndaj banorit, Luiz Ejlli.

Me këtë të fundit kishte pasur një debat të ashpër në një nga spektaklet, gjersa në një moment nuk u përmbajt dhe e gjuajti me shuplakë.

Foto: Screenshot/Instagram

Veprimi i saj u quajt shumë i shëmtuar për një program të tillë televiziv dhe kjo bëri që produksioni të merrte masa.

Kjo madje i kushtoi në masë të madhe edhe në rrjetet sociale, meqë humbi afro 30 mijë ndjekës vetëm në Instagram.

Lexo po ashtu Kejvina Kthella përjashtohet nga Big Brother VIP Albania në transmetim direkt - shkak dhuna fizike ndaj Luizit

E tani me një kërkim në po këtë rrjet social shihet se Kejvina ka mbyllur llogarinë e saj zyrtare.

Foto: Screenshot/Instagram

Po të kërkohet ‘Kejvina Kthella’ në Instagram dalin vetëm faqet që kanë krijuar fansat e modeles.

Pas gjithë asaj buje të madhe që bëri, Kthella lë të kuptohet se ka bërë pak pushim dhe të merret veten mes këtij skandali. /Telegrafi/