Site icon Telegrafi

Pas skandalit të kryeministrit malazez, reagon Driton Abazoviq: Duam marrëdhënie të mira me Bosnjën

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, foli pas reagimeve të qytetarëve dhe zyrtarëve të shumtë të Bosnje dhe Hercegovinës sepse Kryeministri Zdravko Krivokapiq përgëzoi Ditën antikushtetuese të Republikës Serbe.

Abazoviq iu drejtua anëtarit të Presidencës së BH-së, Zeljko Komsiq, duke theksuar se Qeveria e Malit të Zi zhvillon politikë zyrtare vetëm përmes kanaleve zyrtare të komunikimit.

“Ne duam marrëdhëniet më të mira me vendet e rajonit, dora e miqësisë së Qeverisë së Malit të Zi shtrihet për të gjithë, kjo vlen edhe për Bosnjën dhe Hercegovinën”, shkroi Abazoviq në llogarinë personale në Twitter.

Lexo po ashtu Kryeministri malazez përgëzoi ditën antikushtetuese të Republikës Serbe, zemëron shumë boshnjakët

Kujtojmë se kryeministri malazez, Krivokapiq, uroi ditën antikushtetuese të Republikës Serbe më 9 janar, e cila shkaktoi reagime të ashpra midis zyrtarëve të shumtë.

Ata shtuan se Dritan Abazoviq dhe partnerët e tjerë të koalicionit të Krivokapiqit duhet të distancohen nga veprimet e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version