Site icon Telegrafi

Pas skandalit në dasmë, Lindsay me kërcim erotik (Video)

Lindsay Lohan nuk lëshon asnjë rast për të bërë skena dhe për të rënë në sy.

Aktorja ishte e ftuar në dasmën e mikut të saj milioner, Justin Etzin me modelen Lana Zakocela, ku bëri disa skena të pahijshme, transmeton Telegrafi.

Gjatë ceremonisë ajo kishte filluar të lyente thonjtë, gjersa për një moment ka hequr edhe këpucët.

Por, Lohan nuk është ndalur me kaq. 29-vjeçarja ka postuar në Instagram një video të shkurtër ku shihet duke bërë një kërcim erotik në bordin e një jahti, e veshur vetëm më një këmishë dhe me mbathje.

Me disa lëvizje provokuese, pasi tregon aksidentalisht gjoksin, aktorja zvarritet drejt kamerës.

Nuk dihet se për kë ishte ky kërcim, i cili vetëm disa minuta më vonë u fshi nga profili i saj. /Telegrafi/

Exit mobile version