Në ndeshjen e katër finale të Play Off në Supërligën e Basketbollit të Kosovës, mes Sigal Prishtinës dhe Pejës, ka ndodhur një gjest i pahijshëm.
Është Kryetari i Sigal Prishtinës, Blerand Stavileci i cili ka refuzuar të ia jap dorën, Kryetarit të Pejës, Art Gashit edhe pse ky i fundit e uroi për fitoren.
E kjo ka bërë që të reagojnë edhe shumë personalitete të njohura shqiptare, transmeton Telegrafi.
PO ASHTU LEXONI: Skandaloze: Gjesti i ulët i Blerand Stavilecit, refuzon t’ia japë dorën Art Gashit (Video)
I tillë është edhe këngëtari Blerim Muharremi-Blero, i cili ka goditur ashpër presidentin e klubit prishtinas të basketbollit, duke thënë se kështu nuk përfaqësohen prishtinasit.
“WTF ? Kam menduar që je djalë i kthjellët, duke e marr parasysh kënd e ki shokë të ngushtë! Merr shembull prej tij ! Nuk desha me reaguar po s’pata qare! Ti garant as tifozët e Prishtinës nuk i përfaqëson me këtë gjest ! Nëse ta kanë besuar lidershipin merre përgjegjësinë! Çka me prit prej teje në aspektin “politik” ???”, ka shkruar në llogarinë personale në Instagram, Blero.
Nuk dihet saktësisht se kujt ia ka drejtuar fjalinë ku i bën thirrje Blerandit të marrë shembull nga shoku i ngushtë, por kjo mund të jetë për Memli Krasniqin, mikun e Blerandit që njëherësh është edhe koleg në Qeveri e Partinë Demokratike.
Ndryshe, Sigal Prishtina e mposhti Pejën me rezultat 80-65, me ç’rast ka barazuar serinë finale të “Play Off” në 2:2 dhe ndeshja e fundit që zhvillohet të shtunën në Karagaç të Pejës, do të vendos fituesin e titullit të kampionit në Kosovë. /Telegrafi/