Komisioni për Sëmundjet Infektive rekomandon mbajtje të detyrueshme e maskave mbrojtëse në objektet shëndetësore dhe shtëpitë e të moshuarve dhe ndalim të vizitave në spitalet.
Kryetari i Komisionit, Aleksandar Petliçkovski, tha se momentalisht ka rritje të numrit të të infektuarve me grip, por se aktualisht nuk ka rrezik për gjendjen e përgjithshme të shëndetit publik.
“Kemi hyrë në sezonën e gripit dhe duhet të mendojmë për mbrojtjen e të moshuarve mbi 65 vjeç dhe atyre me sëmundje kronike. U bëjmë thirrje që të vaksinohen, ka mjaftueshëm doza në pikat e vaksinimit, të kujdesen me marrjen e vaksinës kundër gripit. Kapacitetet e spitaleve janë në dispozicion dhe nuk rrezikohet gjendja e përgjithshme e shëndetit publik”, deklaroi Aleksandar Petliçkovski-Kryetar i Komisionit i Sëmundjeve Infektive.
7 persona të shtrirë në spital janë me gripin sezonal, informoi Milena Stefanoviç, drejtoreshë e Klinikës Infektive. Ajo shtoi se 5 janë me konfirmim dhe dy në pritje.