Valencia po kërkon të këndellet pas nisjes së dobët në La Liga.
Skuadra e njohur spanjolle ka arritur ta transferojë sulmuesin italian Simone Zaza.
Por në fazën e sulmit ‘Lakuriqët’, synojnë të marrinë edhe një futbollist tjetër.
Talenti i Real Madrid, Mariano Diaz është shumë pranë huazimit te Valencia deri në qershor.
Dy skuadrat janë takuar për të biseduar për futbollistin dhe marrëveshja është shumë afër.
23-vjeçari ka luajtur 11 ndeshje për skuadrën e parë të ‘Los Blancos’, duke shënuar gjashtë gola dhe duke asistuar në një tjetër në të gjitha garat.
Zyrtarizimi i këtij transferimi pritet të bëhet brenda kësaj jave, ndërsa huazimi do të jetë pa të drejtë blerje. /Telegrafi/