Ka mbi një vit që këngëtarja e njohur kosovare, Vesa Luma, është shpërngulur në Zelandën e Re për të jetuar.
Ajo së bashku me bashkëshortin, reperin Big Basta, dhe djalin e tyre të vogël Lian, nisën një jetë të re përmes oqeanit.
Megjithëse ka kohë që nuk kanë publikuar ndonjë projekt të ri muzikor, dyshja sërish nuk e kanë përjashtuar marrjen me muzikë.
Mirëpo pas një kohe shumë të gjatë, Vesa më në fund është rikthyer sërish në Prishtinë te familjarët e saj.
Këtë gjë ajo e bëri të ditur përmes një fotografie të publikuar sot (e shtunë) në Instagram, ku shfaqej në veturë, ndërsa shkruante “Përshëndetje Prishtina” në mbishkrimin e saj.
E veshur në ngjyra të ndezura dhe me pamjen e saj prej biondeje, këngëtarja dukej mjaft tërheqëse dhe e freskët.
Në InstaStory më pas, ajo ka publikuar edhe disa imazhe tjera, duke treguar se sa shumë është çmallur me qytetin e saj që në mëngjes. /Telegrafi/