Hip-hop artisti i famshëm shqiptar, Agon Anadolli, i njohur nga të gjithë si Singullari, ka tash e sa kohë që nuk ka qenë aktiv në muzikë.
Mirëpo së fundmi, ai ka vendosur t’i rikthehet muzikës, teksa do ta publikojë projektin e tij muzikor nesër (e mërkurë) në orën 17:00, ku do të jetë musafir në këngën e re të artistit Maki Zogaj.
Telegrafi mëson se përveç këngës së re, ai do të vijë edhe me një album të kompletuar, publikimi i të cilit është çështje javësh.
Singullari më parë ka qenë i njohur bashkëpunimet me emrat e njohur të estradës si: Lumi B, Lyrical Son, Mc Kreshën e shumë të tjerë.
Ai jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku edhe pse larg Kosovës nuk vazhdon të jetë i shkëputur nga muzika.
Anadolli është mjaft aktiv dhe i ndjekur edhe në rrjetin social Instagram, ku i njofton herë pas here ndjekësit me aktivitetet nga përditshmëria e tij. /Telegrafi/