Reperi i njohur Mozzik, ka qenë i ftuar së fundmi në emisionin “NIN”, ku ka rrëfyer shumë detaje nga jeta profesionale dhe ajo private.
Teksa ka shpalosur detajet e projekteve muzikore të fundit, Mozzik nuk la pa përmendur edhe opinionet që ka për menaxherët.
Ndër të tjerash, ai ceku se ka qenë vet pjesëtar i një kompanie që e ka menaxhuar ndër vite, duke përmendur kështu indirekt “ON Records”.
Ai tha se kanë pasur një bashkëpunim të mirë, ndërsa theksoi se menaxherët duhet të kuptojnë që nuk mund të jenë aty ku janë sot, pa artistët.
“Menaxherët po hipin si në vagon dhe dikur po e merr përsipër suksesin e artistit, por nëse nuk do të ishte artisti, ai së pari nuk do të ishte menaxher, në Evropë dhe botë funksionojnë gjërat ndryshe”, ka thënë ndër të tjerash Mozzik.
I njëjti ka treguar se arsyeja e daljes së tij nga kjo kompani, ka qenë dëshira për të ecur vet në rrugën drejt muzikës.
“Unë e kam provuar vet menaxhmentin. Kemi kaluar një kohë të mirë, kemi bërë këngë të mira që ende sot dëgjohen. Erdh një kohë kur s’munda të vazhdoj më me menaxhment, doja të bëhesha i pavarur”, ka thënë tutje reperi.
I njëjti ka qenë shumë i përfolur muajve të fundit, që pasi ai dhe ish-partnerja e tij, Loredana Zefi, njoftuan se po e çonin në pauzë lidhjen e tyre deri në një kohë të pacaktuar. /Telegrafi/