Në janar, ata janë fotografuar së bashku, por tek sot romanca e tyre ka përfunduar?
Nicole Scherzinger i ka dhënë fund lidhjes me tenistin rus, Grigor Dimitrov.
Ata kanë filluar lidhjen në nëntor të vitit të kaluar, përkatësisht janë parë bashkë në turneun Australian Open, kur u fotografuan në krah të njëri-tjetrit, transmeton Telegrafi.
Megjithatë, romanca mes 37-vjeçares dhe 24-vjeçarit bullgari sipas një burimi të “The Sun” morri fund.
“Nicole përfundimisht i ka dhënë fund romancës. Kanë dallime të mëdha sa i përket jetës me Grigorin”, tha burimi.
Kujtojmë se vitin e kaluar këngëtarja britanike kishte kaluar për një kohë edhe me mesfushorin shqiptar, Pajtim Kasamin, ndërsa para tij ishte në lidhje edhe me pilotin e Formula 1, Lewis Hamilton. /Telegrafi/