Site icon Telegrafi

Pas shkarkimit të Koemanit, Barcelona i ofron Xavit rolin e trajnerit

Barcelona ka shkarkuar Ronald Koeman nga posti i trajnerit pas humbjes të së mërkurës në Rayo Vallecano, ndërsa roli tani thuhet se i është ofruar legjendës së klubit, Xavi.

Humbja nga Vallecano e la Barcelonën në vendin e nëntë në tabelën e La Ligas, pasi kishte fituar vetëm katër nga 10 ndeshjet e para të ligës.

Blaugranët gjithashtu kanë pasur vështirësi në Ligën e Kampionëve këtë sezon, gjë që çoi në largimin e Koeman pas pak më shumë se një sezoni në krye.

“FC Barcelona ka shkarkuar Ronald Koeman sonte si trajner i ekipit të parë. Presidenti i klubit Joan Laporta e informoi atë për vendimin pas humbjes kundër Rayo Vallecano”, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga Barcelona.

Lexo po ashtu Zyrtare: Ronald Koeman shkarkohet nga Barcelona

Xavit i ofrohet puna e trajnerit

Barca mund të ketë së shpejti një zëvendësues për holandezin Koeman.

Mediumi Goal.com konfirmon se ish-mesfushorit të Barçës dhe trajnerit aktual të Al Sadd, Xavit, i është ofruar puna e liruar nga holandezi.

Xavi ka një klauzolë largimi me skuadrën e Katarit, por mësohet se ai dëshiron të kalojë te Barcelona, ​​e cila është e përgatitur të paguajë tarifën e nevojshme për të siguruar shërbimet e 41-vjeçarin. /Telegrafi/

Exit mobile version