Shiu i rrëmbyeshëm që ka përfshirë pasditen e sotme Prishtinën, përveç që ka vështirësuar qarkullimin në rrugët e qytetit, ka bërë që uji të depërtojë edhe nëpër garazhet e objekteve banesore.
Qytetarët e rrugës “Stokholmi” në kryeqytet kanë publikuar foto nga garazhet e mbushura me ujë të objekteve banesore të “Tregtisë”.
Ndryshe, Komuna e Prishtinës ka njoftuar se pas stuhisë që goditi sot Kryeqytetin, ekipet komunale kanë intervenuar në 13 raste të ndryshme për të sanuar dëmet e shkaktuara, transmeton Telegrafi.
Siç thuhet në komunikatën për media nga Komuna e Prishtinës, në terren kanë intervenuar ekipet e drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca, Shërbimeve Publike në bashkëpunim me zjarrfikësit dhe punëtorët e “Hortikulturës” dhe Policinë. /Telegrafi/