Atletico Madridi është i interesuar për yllin e Milanit, Theo Hernandez dhe kuqezinjtë janë gati të dëgjojnë ofertat për francezin, por duan 100 milionë euro.
Gjigantët e Serie A po finalizojnë shitjen e Tonalit te Newcastle United për më shumë se 70 milionë euro. Anglezët ngritën ofertën e tyre të mërkurën, duke iu afruar çmimit të kërkuar prej 80 milionë eurosh të Milanit.
Sipas mediumit Sky Sport Italia, Tonali mund të mos jetë i vetmi yll kuqezi që largohet nga San Siro këtë verë.
Në fakt, Theo Hernandez është shfaqur si një objektiv i skuadrës së La Ligës, Atletico Madrid. El Cholo Simeone është një admirues i Theos, por ende asnjë ofertë zyrtare nuk është dorëzuar për Rossonerët.
Los Colchoneros thuhet se janë shumë të interesuar për Theo dhe mund të bëjnë ofertën e tyre në ditët në vijim.
Megjithatë, Milani do të marrë në konsideratë vetëm ofertat mbi 80 milionë euro dhe do të synojë një shitje prej 100 milionë euro.
#SkySport #SkyCalciomercato #Calciomercato #Milan #TheoHernandez #Pulisic https://t.co/sJtJoyvgFZ
— skysport (@SkySport) June 21, 2023
Theo iu bashkua Milanit nga Real Madridi në një marrëveshje prej 20 milionë euro në vitin 2019, duke u bërë një nga mbrojtësit e majtë më të mirë në botë.
25-vjeçari ka shënuar 24 gola në 167 paraqitje me kuqezinjtë. /Telegrafi/