Një video amatore shfaq momentin kur zjarrfikësit në San Bernardino, Kaliforni, vrapojnë për t’i shpëtuar më të keqes kur shohin se po ndodhë rrëshqitja e baltës, si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm dhe stuhia tropikale Hilary.
Videoja është realizuar të dielën në malin Forest Falls në Kaliforni, ku shihen një grup i zjarrfikësve që kishin dalë në terren, kur vërejnë se sasi e madhe baltës po vinte me shpejtësi, transmeton Telegrafi.
Ata fillimisht dëgjuan një zhurmë të madhe, por kur panë se qfarë po vinte filluan të largohen me shpejtësi. Rrëshqitja e baltës bëri që edhe drunjtë të shkulen me rrënjë.
Për fat të mirë askush nuk është lënduar, ndërsa sipas televizioni lokal KTLA, shumë rrugë janë bllokuara nga balta.
Rrëshqitja e baltës është një nga shumë probleme që ka sjellë moti i ligë në jug të Kalifornisë, vend ky që u godit nga shirat e rrëmbyeshëm dhe erërat e forta.
Edhe stadiumi i Dodges në Los Angeles duket se është mbuluar nga uji dhe balta, kurse pamjet brenda tij shfaqin ujin që dukej si një “lumë” – si pasojë e stuhisë që goditi jugun e Kalifornisë pas më shumë se 84 viteve. /Telegrafi/