Në rrjete sociale po qarkullon një video ku shikohet reperi Rigels Rajku i njohur si Noizy, duke e goditur fenomenin e rrjeteve sociale në vitet e fundit Kleviol Ahmetin, i njohur si Cllevio.
E gjitha besohet se ka filluar teksa ky i fundit në rrjetet sociale ka provokuar situatën duke folur kundër anëtarit të OTR, dhe sot (e hënë) ka vendosur të shkojë edhe tek lokali i Noizyt në Durrës, ku paraprakisht ishte ‘live’ në rrjetet e tij sociale duke e paralajmëruar vizitën.
Kjo nuk u prit mirë nga Noizy, i cili duket se gjithë këtë e pa si një provokim të situatës e cila duket se gravitoi deri në atë pikë, ku edhe kishte një përleshje, transmeton Telegrafi.
Në një video të publikuar shikohet Noizy duke e goditur me grusht Cllevion, por deri më tani nuk ka ndonjë reagim nga asnjëra palë.
Vlen të theksohet se Kleviol Ahmeti, ishte në të kaluarën anëtar i The Bloody Alboz (TBA), i njohur me nofkën atëherë “Hudra”. Po ashtu, ai është mik shumë i mirë edhe me këngëtarin e njohur Arkimed Lushaj (Stresi).
Kujtojmë se ditë më parë Cllevio kishte publikuar një mesazh sipas tij nga Noizy, ku ky i fundit kishte thënë se nuk po i pëlqen ajo që Cllevio po thoshte në rrjete sociale kundër tij.
Cllevio te një pjesë e publikut njihet edhe për këngët e tij sa ishte pjesë e TBA, por edhe ato që i ka publikuar në kohët e fundit. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=J1dEcEbsiYw