Kulla Jala, e cila u shkatërrua nga sulmi ajror izraelit, gjithashtu strehoi zyrat e agjencisë së lajmeve Associated Press (AP) dhe Aljazeera.
Tashmë kanë ardhur edhe reagimet e para rreth bombardimit të zyrës së mediave duke përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki ka reaguar përmes rrjetit sociale, Twitter.
“Ne u kemi komunikuar drejtpërdrejt izraelitëve se garantimi i sigurisë dhe mos rrezikimi i gazetarëve si dhe mediave të pavarura është një përgjegjësi kryesore”, ka shkruar ajo.
We have communicated directly to the Israelis that ensuring the safety and security of journalists and independent media is a paramount responsibility.
— Karine Jean-Pierre (@PressSec) May 15, 2021
Ndërkohë, Presidenti dhe CEO i AP-së, Gary Pruit, ka thënë ndër të tjerash se ndihet i tronditur dhe tmerruar.
“Ne jemi të tronditur dhe të tmerruar që ushtria izraelite shënjestrojë dhe shkatërrojë ndërtesën që strehon zyrën e AP-së dhe organizatat e tjera të lajmeve në Gaza. Ata kishin njohuri prej kohësh vendndodhjen e zyrës sonë dhe e dinin që gazetarët ishin atje. Ne morëm një paralajmërim se ndërtesa do të goditej”, pohoi ai.
Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes së Izraelit ka arsyetuar sulmin duke thënë se ishte një strehë dhe zyre për inteligjencën ushtarake palestineze.
Ndryshe, të paktën 139 njerëz janë vrarë në Gaza që nga e hëna, duke përfshirë 39 fëmijë dhe 22 gra. Tetë vetë u vranë në Izrael, duke përfshirë një djalë pesë vjeç dhe një ushtar. /Telegrafi/