Telegrafi

Pas shakave në rrjetet sociale, Nelly sqaron pse Kelly Rowland shkroi mesazh në Exel në klipin e tyre të dikurshëm (Video)

Edhe pse kanë kaluar 14 vjet prej se është lansuar bashkëpunimi i Nellyt me Kelly Rowland, “Dilema”, publiku akoma po bën shaka me skenën ku këngëtarja e nevrikosur i shkruan mesazh të dashurit, por në një tabelë Exel.

Përdoruesit e rrjeteve sociale vazhdimisht kanë bërë shaka me këtë detaj, ndërsa gjatë një interviste të fundit, Nellyt i është bërë pyetja edhe për momentin kur Kelly shkruan në telefonin në Nokia.

Gjatë pjesëmarrjes në shoun Project, reperi e ka sqaruar këtë skenë. Ai ka thënë se në kohën kur është xhiruar klipi, Exceli kishte qenë teknologji e re në telefonat celularë, prandaj i është dhënë rëndësi këtij detaji.

Sidoqoftë, e ka pranuar se skena e Rowland duket mjaft e çuditshme nga perspektiva e sotme. /Telegrafi/