Telegrafi

Pas Salah, Liverpooli dëshiron edhe Aubameyangun

Pierre-Emerick Aubameyang është i pëlqyeri i radhës i trajnerit Jurgen Klopp.

Mediat angleze e kanë dhënë të kryer marrëveshjen e Liverpoolit me anësorin sulmues të Romës, Mohamed Salah, i cili të martën pritet t’i kryej testet mjekësore dhe të firmos kontratën.

Lexo po ashtu Arrihet marrëveshja, Salah te Liverpooli

Megjithatë, Reds nuk mendojnë ta lënë me kaq pasi duan të jenë pretendent të fortë në Ligën Premier dhe Ligën e Kampionëve dhe për këtë duan të ofrojnë emra të mëdhenj.

Sipas mediumit francez Le Parisien, Aubameyang i Borussia Dortmundit mund të bashkohet me Jurgen Klopp në Anfield, përcjell Telegrafi.

Klopp po kërkon përforcime sulmuese këtë verë dhe ai ka marrë mbështetje nga pronarët e Liverpoolit, Fenëay Sports Group, për të financuar një ofertë prej 70 milionë eurosh për sulmuesin e Dortmundit.

Pika tjetër ku Klopp dëshiron të forcohet është mbrojtja, ku kërkohet një qendërmbrojtës dhe një mbrojtës i krahut të majtë, por nuk përjashtohet edhe ndonjë mesfushor qendror. /Telegrafi/