Telegrafi

Pas rrëshqitjes së dheut, rruga Mitrovicë-Leposaviq vazhdon të jetë e mbyllur që nga e diela

Rruga Mitrovicë-Leposaviq vazhdon të jetë e bllokuar, kjo pasi këtë të diel, rreth orës 09:00 ka rrëshqitur dheu në aksin “Shkëmbi i Kajushës”.

Sipas fotografive të siguruara nga Telegrafi, vërehet se rruga nuk është e lirë për qarkullim.

Ndërsa, Ministria e Infrastrukturës ka thënë se në bashkëpunim me policinë, kanë ndërmarrë veprimet për sanimin e gjendjes, mirëpo rruga vazhdon të mbetet e bllokuar për shkak të rrezikut për rrëshqitje të reja dheu.

Lexo po ashtu Rruga Mitrovicë - Leposaviq mbetet e bllokuar, MI apelon tek qytetarët të kërkojnë rrugë alternative

“Luten qytetarët që ose të mos i drejtohen këtij segmenti, ose të kërkojnë rrugë alternative deri në një njoftim të ri”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie. /Telegrafi/