Site icon Telegrafi

Pas rrëfimit për tradhti mes Beyonces dhe Jay Z, s’ka hatërmbetje! Çifti shihen bashkë dhe festojnë (Foto)

Javë më parë, producenti dhe këngëtari Jay Z u bë temë në mediat rozë.

Ai rrëfeu të vërtetën e tradhtisë ndaj këngëtares Beyonce, duke mos zbuluar për asnjë çast se kush është femra me të cilën e tradhtoi bashkëshorten e tij.

Por, çifti arritën ta kalojnë këtë krizë falë terapisë, dhe tashmë ata vazhdojnë të jenë bashkë.

Lexo po ashtu Jay-Z më në fund pranon se e ka tradhtuar Beyoncen, ndërsa tregon edhe terapinë që i shpëtoi ata nga divorci (Foto)

Së fundmi, ata janë parë së bashku në New York, teksa janë shfaqur më të lumtur se kurrë në ditëlindjen e Jay Z.

Beyonce dukej bukur e veshur me një fustan të shkurtër me pika, teksa flokët kaçurrela e bënin të dukej edhe më joshëse.

Ndërkohë, në anën tjetër, edhe Jay Z dukej elegant i veshur në një kostum vishnje.

I njëjti festoi ditëlindjen e tij të 48-të. /Telegrafi/

Exit mobile version