Telegrafi

Pas rrahjes, Baby G paralajmëron klipin e ri

Vetëm pak momente pasi ishte rrahur, Baby G ka vazhduar normalisht planet e karrierës.

Pasi pretendoi se shoqja e saj Bleta Gashi e kishte rrahur keq, Baby G sërish është shfaqur në Instagram.

Ajo ka paralajëmruar projektin e ri të saj dhe madje ka pasur një mesazh për të gjithë ata që e urrejnë.

“Një valë e re, mbretëreshë e repit. Do t’iu tregoj si bëhet kjo punë”, ka shkruar Baby G në këtë postim.

Ajo po në këtë postim paralajmëroi album dhe videoklip të ri.

Bukuroshja nuk është se nuk ka probleme sa i përket karrierës së saj.

Ajo edhe më parë ka pasur një konflikt me reperët e grupit On Records. /Telegrafi/