Basketbollisti i tretë i Yllit për sezonin 2018/2019 është Robert Jones III.
Pas dy lojtarëve të huaj Romelo Banks dhe Terrell Everett, tani edhe lojtari i tretë Robert Jones III do ta përforcojë klubin në pozitën e tij.
Jones është lojtar që luan në pozitën 3 me gjatësi 203 centimetra, raporton Therandapress.com.
Në sezonin e kaluar, ka shënuar 12 pikë për ndeshje, gjashtë kërcime për ndeshje, dy bllokada për ndeshje dhe dy asistime për ndeshje derisa ishte pjesë e Le Moyne Dolphins.
Ditë më parë, klubi nga Suhareka e angazhoi ‘playmakerin’ Terrell Everett.
Ai është i gjatë 1.93 centimetra, ndërsa për herën e fundit ka luajtur për Lugano Tigers, ndërsa ka qenë edhe në NBA Draft në vitin 2006.
Statistikat e fundit të Terrell Everett: 10.5 pikë për ndeshje, 6.77 asistime për ndeshje, 32.1 minuta për ndeshje.
Gjatë kësaj vere, Ylli e ka transferuar edhe Romelo Banks, i cili luan në pozitën 4/5, është 23 vjeçar dhe është i gjatë 2.10 centimetra.
Statistikat e tij të fundit janë: Në 33 ndeshjet ka luajtur si startues në pesëshen e parë të ekipit me 21.6 minuta për ndeshje. Banks ka mesatarisht 7.1 kërcime për ndeshje, 1.5 bllokada për ndeshje dhe 8.3 pikë për ndeshje.