Site icon Telegrafi

Pas rinumërimit të 64 kutive të votimit, PDIU e humb mandatin e Idrizit në Tiranë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), është duke vijuar rinumërimin e kutive të votimit, ku Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet (PDIU), pretendon të marrë mandatin e Shpëtim Idrizit, apo do t’i takojë partisë Socialiste (PS).

Në total nga numërimi I 60 qendrave të para që u happen, PDIU ka arritur të fitojë 7 vota, që i ishin mohuar me 25 qershor.

Kujtojmë se mandati i Idrizit në Tiranë është humbur në zgjedhjet e 25 qershorit vetëm për 37 vota, mirëpo partia e këtij të fundit pretendon se i janë vjedhur votat.

Pavarësisht rinumërimit, diferenca e votave deri më tani nuk është shumë e madhe dhe Idrizi duket se po mbetet jashtë Parlamentit, pasi i duhen edhe 30 vota të tjera nga 37 që i duhen për të fituar mandatin. Ne mbetet tëp resim edhe pak minuta për të kuptuar se kush do ta marrë mandatin e 34-të në Tiranë.

Exit mobile version